E premtja pushim për administratën, ja vendimi i Qeverisë

Vendim për caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:1.

Caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë në administratën publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

3. Përjashtohen nga zbatimi i pikës 1, të këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.4. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

SHKARKO APP