E prisnin në studio për të dhënë lajmet, ndahet nga jeta gazetarja shqiptare

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në mënyrë të papritur gazetarja dhe moderatorja historike e Radio Shkodrës, Suzana Dibra.

Kolegët e saj kanë qenë duke e pritur në studio për të realizuar edicionin informativ të radhës, por janë detyruar të japin lajmet pa të, e të shtojnë mes rreshtash edhe lajmin e hidhur për vdekjen e koleges së tyre.

Kolegu i saj, Ardian Hoti, shkruan për të ndjerën:

Swiss Digital Desktop Reklama

Suzana Dibra, zëri embleme i Radio Shkodrës, tashmë do të na mungojë..! E prisnim në Radio sot për të dhënë bashkë edicionin e lajmeve kryesore, por na erdhi lajmi i trishtë i ndarjes së saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jonë e mirë, na shokove dhe trishtove pa masë me vdekjen e parakohshme! Pushofsh në paqe!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?