”E priti sa doli nga banesa”, Javori qëlloi me a*rmë, por u vra nga vëllezërit Gashi. Zbulohet motivi

41-vjeçari Elton Javori u vra ditën e enjte në lagjen ”16 Prilli” në Fier dhe ndaj tij është qëlluar nga një automjet tip “Benz”, nga krahu i pasagjerit. Më pas 41-vjeçari i është kundërpërgjigjur, ku ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Elton Javori.

Nga hetimet del se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë vëllezërit Gashi, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Javori dhe Gashi kanë pasur një konflikt rreth një vit më parë dhe mes tyre nuk ishin sqaruar situatat. Pas kthimit nga Gjermania së fundmi, një tjetër konflikt verbal raportohet se ka ndodhur mes tyre. Dyshohet se Gashi e ka pritur derisa ka dalë me makinë nga banesa, e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar.

SHKARKO APP