E pritur prej kohësh, Manja flet për miratimin e një amnistie për të burgosurit
Aktualitet E Mërkurë, 11 Janar 2023 19:12
E pritur për festat e fundvitit, por që nuk ndodhi. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli sot për miratimin e një amnistojë të përgjithshme për të dënuarit me burg. “Për vitin 2023, nuk mund ta them saktësisht kohen, në objektivat tona është t’i propozojmë Kuvendit një amnisti penale”, deklaroi Manja. Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e investimit teknologjik në Policinë e Shtetit.