E qara e atij fëmije duhet të na shkundë të gjithëve

Nga Majlinda Bregu/Nuk ia dilet me sharje e mallkime nga një e semurë te një e pashpirt deri tek monstra e radhës si kjo që na ngjethi sot në STOP në TV Klan që i lëshonte duart njësoj si mbi gur mbi një fëmijë 3 vjeç.

Nuk ia dilet, e as zgjidhim gje, se na prishet gjaku e imagjinojme si do ta tërhiqnim zvarrë këdo që do godiste fëmijët tanë.

Ajo e qarë e atij fëmije duhet të ngjethë e të shkundë së pari Ministrinë e Arsimit për të gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjencë të kopshteve e shkollave private të licensuara.

Inspektoriati Shtetëror i Arsimit duhet të bëjë MENJËHERË publike listen e çerdheve, kopshteve, CV e pronar, edukatorë, kartelat e tyre personale, certifikata mjekësore, vlerësim permanent nga grup mjekësh, psikiatër, psikolog.

Dokumentet për dhënien e heqjen e licensave sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimimi apo përkujdesje si dhe vlerësimi periodik duhet të jenë PUBLIKE.

Nuk duhet vetëm analiza e gjakut dhe a kanë kaluar verdhëzen ata që ju besojmë fëmijët, POR mbi të gjitha vlerësimi i statusit të përgjithshëm mendor dhe emocional, vlerësimi psikiatrik! Është e kotë të flasësh për standarde përformance pedagogjike, kur kërcet akoma mendja e sëmurë si mësim për qarjen e fëmijës!

SHKARKO APP