E quajti ”gjel deti”, çudit deputeti Sula: Ramën e fal, por ajo është gjuhë rrugaçësh

Sot kryeministri Edi Rama në fjalimin me elementë ofendues në Kuvend, deputetin e PD-së, Dashnor Sulën e cilësoi si ”gjel deti”. Deputeti duke folur në foltoren e Kuvendit, tha se është mjaft i zhgënjyer nga qëndrimi i kryetares së Kuvendit gjatë fjalimit të Ramës.

Sula duke i’u drejtuar Nikollës, kur i tha se nuk duhet të kishte lejuar kryeministrin që t’i drejtohej me një gjuhë fyese dhe denigruese opozitës. Ai tha gjithashtu se nuk ka për të përdorur kurrë të njëjtën gjuhë ndaj kryeministrit.

“Zonja kryetare sot më ke zhgënjyer sinqerisht. Herë tjetër Kryeministri mos përdori atë fjalor që është i denjë vetëm për bandat, ajo është gjuhë rrugaçësh. Unë sa të jem në Parlament nuk do të shaj Kryeministrin. Unë e fal atë: Zot fali se s’di çfarë bënë kryeministri jonë”, tha Sula.

SHKARKO APP