E quajti si “kec i Ramës dhe Bashës”, Shehi i përgjigjet Blushit: Meta nuk i bën nder opozitës
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se protesta që u mbajt dje nga opozita para Kryeministrisë ishte një celebrim i fitores së luftës së brendshme në PD, ndërsa mesazhi i vetëm që u dërgua ishte thirrja për formimin e qeverisë teknike. Nga ana tjetër, Shehi u përgjigj ndaj një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar si “pseudoopozitar” dhe “kec i Ramës dhe Bashës”.
”Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare.
Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai.