E reja aksidentohet në Milot, ish-deputeti i jep ndihmë
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 14:19
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy makina.
Në aksident është përfshirë dhe një vajzë e re, e cila ka pësuar disa lëndime dhe deri në mbërritjen e ambulancës është nxjerrë jashtë nga makina nga qytetarë të rastit.
Në ato momente ka qëlluar pranë edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës që shihet e shtrirë në tokë dhe ankohet vazhdimisht.