E reja nga Irani kapet në Rinas me pasaportë të falsifikuar. Çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit

Një shtetase iranian është arrestuar nga policia e Rinasit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasen me iniciale T.N 27 vjeçë, të cilës iu gjet edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

SHKARKO APP