E reja nga Shkupi: Burri më la kur u mbulova me shami, familja e tij s’më donte
Semnjete Krifca është vetëm 28 vjeç, por vuajtjet e saj nuk kanë reshtur që kur ishte fëmijë. “Jam nga Shkupi jam rritur jetime. Shtepinë na i kanë djegur” thotë vajza. Ndërsa nënë Remzija tregon se si i ka rritur mes vështirësive dhe mundimeve të mëdha. “Ka pasur raste nuk kam pasur bukë për fëmijët”. E detyruar nga varfëria Semnjeti ndërpret shkollën dhe të fillon punë duke i dalë për Zot nënës motrave dhe vëllait të vogël. “Fillova punë në një ëmbëltore. Më paguanin pak më shumë se e dinin historinë e familjes sime”.

Por edhe sot e kësaj dite jeta e Semjetes është e vështirë, aq sa nuk ka asgjë për të ngrënë.” Ha tek sofra e jetimëve edhe iftar, asnjëherë nuk kam ngrënë iftar me familjen time” thotë e përlotur Semnjeti. Nënë Remzijes i dhemb zemra, por nuk mund të bëjë dot asgjë. “I lutem Allahut një send më përpara me ma marr shpirtin” thotë ajo.
Historia duket sikur po përsëritet për Semnjetin dhe duket se nuk po ia del dot. Ajo ka një vajzë të vogël, vetëm 4 muajshe, të cilën po e rrit me vështirësi të mëdha. Qiranë e shtëpisë e ka të paguar edhe për dy javë, më pas ajo bashkë me Melekun, vajzën e mitur, rrezikon të mbetet mes katër rrugëve.

Semnjeti është mjaft e lidhur me besimin ndaj Zotit. Për të besimi është shpresë dhe ushqim i shpirtit. Shamia që mban në kokë është kthyer në një sprovë për të, por ajo kurrë nuk do të heqë dorë prej saj edhe sikur e gjithë bota t’i vihej kundër siç i ka ndodhur me burrin. Ai nuk donte që ajo të mbulohej i thoshte se nuk e pranonte familja e tij.
Pas ndarjes Semnjeti nuk kishte asnjë të ardhur për të rritur vajzën e vogël Melekun. “Nuk kisha mundësi të blija qumësht për vajzën, u detyrova ti jap me zor ujë me sheqer. Ku të kërkoja ndihmë?” thotë gruaja. “Dua ta kem një karrocë për fëmijën, kam nevojë për ndihmën e gjithkujt” shprehet ajo.

KOHA JONË SONDAZH

