E reja shqiptare kapet me bagazhin me drogë, në makinë me dy fëmijët e mitur

Një vajzë shqiptare u kap në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke udhëtuar me makinën e mbushur me drogë.

E arrestuara është 25-vjeçarja Kostandina Mata, e cila në momentin e ndalimit nga policia udhëtonte me dy fëmijët e saj të mitur.

Nga kontrolli i kryer në mjet, në zonën e Smerto pranë Igumenicës, pas informacioneve të marra rreth saj u zbulua në bagazh lëndë narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht u gjet 35 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte ndarë në 33 pako.

Swiss Digital Mobile Reklama

E reja u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa ndaj saj hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët. Dyshohet se Mata ishte e përdorur për trafikun e drogës, prej faktit se duke qenë me dy fëmijë të vegjël, askush nuk do dyshonte tek ajo.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?