E reja transportohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital; Zbardhen detaje të reja nga aksidenti në kryeqytet

Detaje nga aksidenti në Tiranë/ Makina përplasi fillimisht vajzën, një mjek rastisi pranë të plagosurve.

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa minuta më pak se një orë më parë në kryeqytet, pranë Kryeministrisë.

Raportohet se automjeti tip “Mercedes Benz”, i cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ballkanweb

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?