E rëndë/ 21-vjeçari hidhet nga pallati 12 katësh në Durrës, humbet jetën
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës, ku një 21-vjeçar është hedhur nga një pallat 12 katësh.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 dhe i riu ka gjetur menjëherë vdekjen.
“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi A.K. 21 vjeç, banues ne Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e Policisë.
KOHA JONË SONDAZH

