E rëndë, 65-vjeçari futet në banesën e 16-vjeçares. E ngacmon seksu*lisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 65-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ngacmoi seksualisht një vajzë minorene 16 vjeçe.

Ka qenë kjo e fundit që lajmëroi policinë se një person kishte hyrë në banesën e saj dhe tentoi ta ngacmonte seksualisht. Uniformat blu që shkuan në vendngjarje arrestuan në flagrancë 65-vjeçarin me iniciale S.S.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?