E rëndë/ Bien në pus, vdes daja dhe nipi në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku daja dhe nipi kanë humbur jetën pasi kanë rënë në pus.

Tragjedia ndodhi në Torovicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se daja dhe nipi, 35 dhe 21 vjeç, kanë qenë duke gërmuar në pus, kur kanë rënë në brendësi të tij.

Gazetari Pjetër Gjini raporton për “BalkanWeb” se ka dyshime që ata janë helmuar nga gazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja dhe ambulanca, ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër banorët shprehen se zjarrfikësja u vonua 1 orë për të ardhur në vendin e ngjarjes. Pritet që të tjera detaje të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?