E rëndë! E reja shqiptare hidhet nga ballkoni i banesës së saj në Itali/ Motivi, dhuna e bashkëshortit

Italia është tronditur këtë të dielë teksa është raportuar se një nënë e re me origjinë shqiptare, është hedhur nga dritarja e banesës së saj, ku jeton me partnerin dhe fëmijët e vegjël, për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti 40-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies me kodin maksimal të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Sipas mediave italiane, mendohet se motivi ka qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Kështu, pavarësisht nga prania e fëmijëve të tij të vegjël, në mbrëmjen e së enjtes së kaluar ai filloi të rrihte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi. Menjëherë, të alarmuar nga fqinjët, kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe disa patrulla policie.

SHKARKO APP