E rëndë/ Gjendet i pajetë në makinë një 18-vjeçar shqiptar në Zvicër

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur pranë një makine në Zvivër. Mediat vendase shkruajnë se trupi i të riut identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur pranë magjistrales A1 në Bassendorf Zh, të Zvicrës.

Nga raportimet e para mësohet se i riu është vetëm 18 vjeç. Ai ndodhej pranë një veturë të dëmtuar, duke hedhur dyshimet e para për një vdekje ne aksident, por pritet ende ekspertiza dhe hetimet policore.

“Arsyet e vdekjes janë akoma të paqarta,” thonë nga policia. Policia lokale beri me dije se trupi i pajete ndodhej në anën e djathtë të automjetit ne vendin e pasagjerit, nderkohe qe dera ishte e hapur

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?