E rëndë/ Humb jetën punonjësi i një karburanti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një karburant në rrugën Lezhë-Mamurras.

Burime nga policia thanë se një 35-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ishte duke punuar.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambientet e një karburanti ka rënë në kontakt  me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?