E rëndë në Astir, shkëputet ashensori i pallatit. Plagosen dy gra

Dy gra kanë mbetur të plagosur në orët e vona të së shtunës në zonën e Astirit, kjo si pasojë e shkëputjes së ashensorit të pallatit të tyre.

Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.

Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja M.Q. dhe një grua tjetër, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet.

SHKARKO APP