E rëndë në Bruksel! Ekzekutohet me 8 plumba emigranti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Bruksel, ku një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja kanë ndodhur në zonën e Molenbeek, ku 38-vjeçari u ekzekutua me 8 plumba duke mbetur i vdekur në vend. Në vendngjarje Prokuroria kërkoi ekspert të balistikës dhe mjek ligjor.

“Ka patur të shtëna në afërsi të bulevardit Mettewie. Një person ka mbetur i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1982. Prokuroria ka kërkuar një ekspert balistik dhe një mjek ligjor”, është shprehur zëdhënësja e prokurorisë Sarah Durant.

Dyshohet se i ndjeri ishte emigrant ilegal në Belgjikë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe motivet e atentatit.

SHKARKO APP