E rëndë në Bulqizë/ 4-vjeçari kafshohet nga qentë në fytyrë, përfundon në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë, ku një fëmijë 4 vjeç është kafshuar nga qentë në fytyrë. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’nga gazetari Enver Doçi.

Burime bëjnë me dije se 4-vjeçari është nga Shupenza dhe se dyshohet të jetë kafshuar nga disa qen endacakë.

Fëmija po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bluzat e bardha do të vlerësojnë gjendjen e tij nëse ka nevojë për mjekim më të specializuar, do ta nisin drejt Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?