E rëndë në Divjakë! Nipi dhunon gjyshen 89-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabjan të Divjakës. Raportohet se një 36-vjeçar me iniciale S.M. ka dhunuar gjyshen e tij 89-vjeçare.

Ngjarja është rrëfyer nga vetë e moshuara dhe djali i saj I, M. Ky i fundit tregon se kishte vajtur në Fier për të pritur djalin tjetër që po kthehej nga Greqia, por teksa është kthyer në shtëpi e ka gjetur të ëmën të zhveshur. Ajo i ka treguar më pas se ishte dhunuar nga nipi 36-vjeçar në gjendje të dehur, i cili u arrestua sot.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP