E rëndë në Durrës, e moshuara tenton të vetëdigjet para Bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Për fat të mirë, kalimtarët që ishin të pranishëm në sheshin “Liria” ndërhynë menjëherë dhe e ndihmuan atë të hiqte rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar vetëm djegie në këmbë.

Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti të shpjegonte mirë arsyet që e çuan në këtë akt ekstrem, por tha se veprimi i saj ishte pasojë e problemeve ekonomike dhe braktisjes nga fëmijët.

Ajo u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit, ku do të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP