E rëndë në Durrës, mbytet në pishinë fëmija 10-vjeçar

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur këtë mesditë në lagjen 13 në Durrës, ku është mbytur një fëmijë 10-vjeçar.

Mësohet se fëmija ka qenë duke u larë në një pishinë, në momentin që është mbytur, dhe ka ndërruar jetë, pa u transportuar ende në spital.

“Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftojnë blutë e Durrësit.

SHKARKO APP