E rëndë në Durrës, mbytet në plazh një vajzë e re, trupi i pajetë nxirret në breg nga Policia Kufitare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Durrës. Një vajzë është gjetur e mbytur në plazh, përkatësisht te pista Kosova. Viktima nuk është identifikuar ende, por raportohet të jetë mes 25-30 vjeçe.

Trupi i pajetë i të resë është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare. Pritet që viktima të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për verifikime të mëtejshme.

Nga të dhënat e para, raportohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka lë të kuptohet se e reja është mbytur.

SHKARKO APP