E rëndë në Elbasan, një çift bashkëshortësh gjenden të vdekur në banesë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së lënë pas, në Elbasan.
Një çift bashkëshortësh, janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Trupat e pajetë janë gjetur vonë gjatë mbrëmjes së të martës, brenda banesës së tyre dy katëshe.
Nga hetimet paraprake mendohet se çifti i bashkëshortëve të cilët ishin të moshuar, mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë prej tymit, për shkak se disa mobilje ishin djegur.
Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një zjarr i ndezur në shtëpi, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë shpërthyer edhe një bombol gazi.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që emrat e viktimave nuk bëhen ende me dije.
KOHA JONË SONDAZH

