E rëndë në Fier, gruaja gjendet nga bashkëshorti e masakruar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit.
Një grua 50-vjeçare me inicialet V.M në lagjen Sheq i madh është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vrarë me mjet prerës.
Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Fier/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.