E rëndë në Gjirokastër. 72-vjeçari lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën, arrestohet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz Gjirokastër, pasi 72-vjeçari P. Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën bashkëshortes së tij, D. Janaqi me benzinë.
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 72-vjeçarin, ndërsa D. Janaqi ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokirorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër pë Veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

