E rëndë në Itali, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme në provincën e Caserta, në Itali. Endri Cania ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak pas një rënie të tmerrshme.

Siç raportojnë mediat italiane, Endri ishte me disa shokë kur ra nga një mur dhe përplasi rëndë kokën. 17-vjeçari kishte humbur vetëdijen dhe u dërgua në një shtëpi aty pranë.

Prindërit e Endrit, të cilët prej kohësh punojnë në itali në bujqësi, u shqetësuan për djalin e tyre. I pari që ndërhyri për të shpëtuar 17-vjeçarin ishte një mjek, shumë i njohur në qytet, i cili u përpoq të kryente masazh kardiak. Megjithatë, për Endrin nuk kishte asgjë për të bërë më. As ndërhyrja e ambulancës nuk shërbeu për t’a shpëtuar atë nga vdekja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?