E rëndë në Itali! Shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve

Në ngjarja e rëndë është shënuar në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.

Sipas mediave italiane, shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e mbytur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të saj të vegjël.

30-vjeçari është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat.

Efektivët kanë rrëfyer se ai u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.

SHKARKO APP