E rëndë në Korçë! Pacienti tenton t’i japë fund jetës duke u djegur me benzinë në ambientet e dializës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku pacienti ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e shërbimit të dializës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme teksa mbi 20 pacientë kanë qenë duke marrë shërbimin.

Kujtim Mero, pacient prej vitesh mësohet se ka hyrë me një shishe benzinë në dorë dhe ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit ku ofrohet ky shërbim duke alarmuar pacientët e stafin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë përpjekur ta ndalojnë ngjarjen ndërkohë që ka ndërhyrë edhe policia e cila ka shoqëruar Meron.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?