E rëndë në Korçë! Përmbyset kamioni me dru, humb jetën drejtori i Shërbimit Pyjor
Një aksident tragjik është shënuar në afërsi të fshatit Dushar në zonën e Lozhanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Një mjet tip IFE, i ngarkuar me lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin 5 persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se 38-vjeçari, që ishte pasagjer, në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkoëh që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

