E rëndë në Kuçovë, 60-vjeçarin e godet rrufeja sapo del nga lokali (EMRI)

Një 60 vjeçar nga Kuçova është goditur nga rrufeja sapo ka dalë nga një lokal ku ka konsumuar kafe.

Bilbil Asllani banues në lagjen “Tafil Skëndo” të Kuçovë, po kthehet në shtëpi kur u godit nga rrufeja në qendër të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku është dërguar me ambulancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 11.08.2018 rreth orës 20:00, është marrë njoftim se pranë një lokali në Kuçovë,  një rrufe ka goditur shtetasin B.A, 60 vjeç, banues në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë.

Për pasojë shtetasi i lartpërmendur ka marrë lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” shkruan policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?