E rëndë në Mallakastër, vajza godet me thikë babanë dhe vëllanë
Një vajzë 30 vjeçare banuese në Drenovë të Mallakastrës ka goditur me thikë bababën e saj 60 vjeçar dhe vëllanë 27 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar në këtë fshat. Policia deklaron se vajza vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.
Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.