E rëndë në Shkodër/ Fëmija 2 vjeç ra nga kati i 6-të i pallatit, humb jetën në spital
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 07:06
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Një fëmijë 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë urës Dervishbeg në Shkodër. Mësohet se fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u transportua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatkeqësisht 2-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

