E rëndë në Tiranë/ 31-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i 6-të i pallatit ku banonte

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:15, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë, ku një 31-vjeçare me iniciale J. A., është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte, duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.

Nuk dihet ende shkaqet që e çuan të renë të ndërmerrte një akt të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31-vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”,– njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?