E rëndë në Tiranë, gruaja i vë flakën vetes në tualetin e shtëpisë

Një grua i ka vënë flakën vetes ditën e djeshme në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasja me inicialet S.P., 66 vjeçe është lyer me benzinë dhe është vetëdjegur më pas në tualetin e banesës në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ka alarmuar banorët, ndërsa gruaja është ndaluar nga familjarët dhe është transportuar me urgjencë në spital. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende arsyet e këtij akti ekstrem.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?