E rëndë në Vlorë, tentohet të rrëmbehet në mes të ditës një person
Një person është tentuar të rrëmbehet ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy të rinj.
Ata janë identifikuar me inicialet S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë. Forcat blu bëjnë me dije se për motive të dobëta kanë tentuar fusin me forcë në makinë një person të identifikuar me inicialet A.S.
Po punohet për kapjen e tyre ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja përse kanë tentuar të kryejnë rrëmbimin.