E rëndë/ “Teatri”, aktori Neritan Liçaj kërcënohet nga Kryeministria me largim nga puna
Angazhimi dhe qëndresa e tij titanike në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, duket se do ti kushtojë me largim nga puna aktorit të mirënjohur Neritan Liçaj.
Burime nga trupa e këtij Teatri bëjnë me dije se Liçaj është kërcënuar sot nga stafi i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama, ku po sipas këtyre burimeve, mësohet se çështje ditësh dhe Neritan Liçaj do ti shtohet listës së gjatë të të papunëve në Shqipëri.
mësohet se presioni për largimj nga puna ndaj aktorit është bërë sot nga Kryeministria dhe qëllimi është ndëshkimi i tij për shkak të protestës kundër vendimit të Qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ç’ka do ti hapte rrugë ndërtimit në truallin e tij të një godinë shumëkatëshe.