E rrallë:”Më arrestoni! Më thoni kur se nuk marr leje në punë për burgun!”

 

Ka ndodhur një gjë e rrallë . Kastriot Kovaçaj është një 27­ vjeçar që shkon gati përditë në polici të interesohet se kur do ta arrestojnë. Ka marrë një orë pushim në punë dhe udhëton sërish me të njëjtin motor, për të cilin u arrestua në qershor për drejtim të parregullt të mjetit.

Është dënuar nga gjykata me 10 ditë heqje lirie, por askush nuk i thotë se kur duhet ta kryejë dënimin. “Jam dënuar me heqje lirie, më kanë mbetur 6 ditë. Vij se dua të di datën, kur do të më arrestojnë, që të marr leje te puna, sepse po më arrestuan ‘tak­-fak’ kam frikë se nuk marr dot leje, e kështu humbas punën”, thotë Kovaçaj për TCH.

I pamësuar ndonjëherë me gjykatat, e mesa duket edhe me shkeljen e ligjit, i riu u arrestua pasi për motorin që po drejtonte duhej të ishte pajisur me leje të kategorisë A. Por, Kovaçaj këmbëngul se mjeti i tij është koaliduar si 49­ kubikësh, e për këtë shkak, ai nuk duhet të pajiset me një dokument të tillë. “Nuk e kuptoj, e bleva për 49­kubikësh, e zhdoganova për 49­kubikësh, ma koaliduan për 49­kubikësh. Pra shteti më thotë që ky mjet nuk do dokument, pastaj vijnë e më thonë që duhet të paguash”, shprehet 27­vjeçari. Edhe pse ka shpresë në shkallën e dytë, Kovaçaj nuk e ka apeluar vendimin: “Pse ta apeloj, të shpenzoj lekë kot? Nuk kam as lekë, as kohë”. 

Kjo është e padëgjuar. Shkon e u thotë më fusni brenda në burg se po më arrestuat pa më lajmëruar humbas punën sepse me duhet të marrë leje nga pronari për ditët e burgut.

SHKARKO APP