E sëmura mendore: Si u abuzova tre herë seksualisht

As nën mëshirën e fatit, por e braktisur edhe prej tij, një vajzë 30-vjeçare me probleme të rënda të shëndetit mendor në Kuçovë, ka rrënqethur me dëshminë e saj për emisionin “Boom”në Ora News. Përveç vështirësive të shumta që ndesh çdo ditë për ushqim dhe strehim, ajo tregon se është abuzuar disa herë seksualisht.

I pyetur në lidhje me vërtetësinë e informacioneve të dhëna nga ana e saj në bisedë me gazetaren, mjeku psikiatër i saj thotë se ka momente kur ajo nuk është psikotike dhe këto informacione duhen vlerësuar dhe ndjekur në dinamikë nga një psikolog, por edhe Komisariati i Policisë Kuçovë.

Kodi penal i republikës së shqipërisë në nenin 103 e cilëson abuzimin seksual me persona të pazotë për t’u mbrojtur si vepër penale, duke e dënuar atë me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Shërbimit Social Kuçovë, Kelment Llangozi, ka rrëfyer për Boom vështirësitë që ka menaxhimi i këtyre rasteve në mungesë të institucioneve sociale për këtë kategori. Pas përpjekjeve më shumë personale sesa institucionale edhe ai duket i dorëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

E reja aktualisht është një person me aftësi të kufizuara endacak, për të cilën banorët e lagjes 1 maj në Kuçovë kujdesen çdo ditë. Njëri prej tyre e ka sistemuar atë në një banesë private të braktisur, ndërsa të tjerët e ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje. Disa prej tyre shprehen se ajo ka momente në të cilat bëhet e dhunshme, duke u bërë edhe e rrezikshme për komunitetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?