E sëmurë mendore dhe 8 muajshe shtatzënë, në pranga 56-vjeçari përdhunues

Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare me probleme mendore.

”Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E.B, 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare, e cila është e sëmurë mendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nga ekzaminimet ka rezultuar se 33-vjeçarja ishte 8 muajshe shtatzënë.

SHKARKO APP