E shfrytëzoi si prostitutë në Kosovë e Shëngjin, në pranga “Krenari”

Një vajzë 26 vjeçare nga Shqipëria, është shfrytëzuar për 5 muaj radhazi si prostitutë në Kosovë dhe në Shëngjin, gjatë sezonit turistik.

Policia ka arritur të arrestojë tutorin e saj, Krena Medja 28- vjeçar, i cili e ka shfrytëzuar vajzën që nga muaji prill i vitit 2015.

“Pas një hetimi 3 mujor, është arrestuar në flagrancë shtetasi Krenar Medja 28 vjeç, nga Lezha, pasi që nga muaji prill i vitit 2015 e kishte trafikuar një vajzë për qëllime prostitucioni në qytetin e Prizrenit në Kosovë dhe më pas për 4 muaj në Shëngjin. Në këmbim ai ka marrë pagesa të ndryshme për shërbimet seksuale që ofronte vajza 26 vjeçare nga Mirdita”, ka njoftuar policia.

SHKARKO APP