E shiti automjetin disa herë personave të ndryshëm dhe fitoi 4.5 milionë lekë, arrestohet 25 vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar 25-vjeçarin, Amarildo Alcani i cili nëpërmjet mashtrimit, u ka shitur të njëjtin automjet disa personave duke grumbulluar shumën totale prej 45 milionë lekësh të vjetra nga këto veprime.

Njoftimi i Plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transfer”, i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi Amarildo Alcani, 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?