E shkarkon nga detyra, mësuesja rreh drejtoreshën e shkollës

 

Një mësuese në Bulqizë, është akuzuar nga drejtoresha e shkollës, se e ka fyer dhe goditur në zyrën e saj.

E paditura është mësuesja e informatikës, Tefta Kica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit ishte shkarkuar nga detyra dhe ka shkuar në zyrën e drejtoreshës për t’i kërkuar llogari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, debati ka degjeneruar në fyerje dhe sipas drejtoreshës së shkollës, Kica e ka goditur atë.

Për këtë arsye, mësuesja është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?