E shkuara e errët e ”Sherifit” të Pogradecit, lëvizte me armë

Përfundoi dje në prangat e policisë E shkbanues në Vërdovë të Pogradecit, pasi u kap me armë në brez. Po kush është 27-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Ai dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29 janar, në fshatin Vërdovë, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri. I riu akuzohet se më nëntor të vitit 2016 ka mbajtur peng një person në fshatin Vërdovë. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, por më pas e ka mbajtur L.M, të izoluar rreth dy orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.

I dyshuari me të dëmtuarin njiheshin më parë, dhe Bono i ka shkuar 35-vjeçarit ku kishte stivosur drutë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar që t’ia japë. Por ky i fundit ka bërë rezistencë duke thënë që i kishte për vete, por Bono i ka drejtuar armën ku fillimisht ka marrë 5 metër dru dhe më pas pjesën tjetër, ku i ka thënë se nëse lëvizte do e qëllonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntor të vitit 2015, Bono u arrestua në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mbi të rëndonin akuzat për veprat penale si plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Policia bëri me dije se i riu ka qenë pjesëtar i grupit me rrezikshmëri të lartë të Gjin Nikës, i vrarë disa kohë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?