E shtuna ishte ditë mbjelljesh te Parku i Liqenit

E shtuna ishte ditë mbjelljesh te Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës mbolli 200 pemë te pedonalja e re

E shtuna ishte një ditë mbjelljesh në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Pas pastrimit dhe ndërtimit të gjithë pedonales dhe korsisë së dedikuar për vrapim dhe biçikleta, ka nisur edhe pyllëzimi i gjithë pjesës jugore të parkut.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, falë edhe kontrtibutit të donatorëve të ndryshëm, mbolli sot rreth 200 fidanë bimësh dekorative përgjatë gjithë pedonales së re. Siç shihet edhe nga fotot, e gjithë pedonalja është mbjellë me pemë në të dyja anët e saj, çka do të bëjë që në një të ardhme të afërt ajo të jetë e mbuluar krejtësisht nga gjelbërimi. Kjo edhe për faktin që pemët e mbjella sigurojnë një gjelbërim në të gjithë muajt e vitit.
Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi po organizon një fushatë të gjerë mbjelljesh, teksa këtë vit synon të mbjellë 150 mijë pemë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?