E sigurtë, Rama do të zgjedhë një grua si presidente të Republikës

Për herë të parë Shqipëria do të ketë një femër si Presidente Republike.

Kjo deklarohet nga burime të besuara në PS. Bazuar në Kushtetutë në muajin prill fillon votimi për Kreun e ri të Shtetit shqiptar, pasi me 24 korrik mbaron mandati kushtetues i Presidentit Meta.

Nisur nga situata ku ndodhet opozita shqiptare si dhe nuk dihet se me cilen PD duhet të negociojë mazhoranca, duket hapur se emri do të vijë nga radhët e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë emra nga gratë e PS janë lakuar si kandidate të mundshme, por emrin e saktë e di vetëm kryeministri Rama. Kushdo tjetër që hamendëson, flet kot, sepse jemi mësuar se emrat që dalin asnjëherë nuk zgjidhen!

Swiss Digital Mobile Reklama

E sigurtë mbetet vetëm se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Edi Rama do ti jap shtetit shqiptar një Presidente.

Emri?
Të gjitha janë me zemër të ngrirë, por asnjera nuk e di nëse kryeministri do ti tregojë udhën për të zëvëndësuar Ilir Metën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?