E strehoi gjyshja pas divorcit, mbesa e vrau me të dashurin, gjykata e lë në burg

Pas ngjarjes tronditëse në Shkodër, ku mbesa me të dashurin e saj, vrau gjyshen e moshuar, me qëllim grabitjen, ajo u vu në pranga tre ditë më parë dhe doli sot para gjykatës. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën me burg ndaj 30 vjeçares, Xhoana Hila.  Para gjykatës, Hila pretendoi se gjyshen e mbyti i dashuri i saj, nën efektet e alkoolit.

Gjithsesi, ajo akuzohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj, Erando Qatipi, sulmuan disa muaj më parë 80-vjeçaren, për t’i marrë sendet me vlerë, duke e mbytur atë me jastëk brenda banesës. Pas hetimeve policia zbuloi edhe vrasjen nga mbesa dhe i dashuri i saj.  

Por vdekja e saj merr nota edhe më tragjike, sepse gjyshja jo vetëm e kishte rritur mbesën, por edhe i siguroi strehë pas divorcit duke qenë se mbeti sërish në rrugë të madhe. Dhe nisur nga ngjarja e pazakontë, mosmirënjohja në këtë rast i kapërcen edhe kufijtë e imagjinatës.

SHKARKO APP