”E them troç”, Rama: Shqipëria që unë dua nuk është kjo që kemi
Kryeminsitri Edi Rama e ka pranuar se Shqipëria që është sot, nuk është ajo që duhej të ishte. Megjithatë, sipas tij Shqipëria e sotme është më mirë se ç’ishte. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij të gjatë, pas djegies së mandateve të opozitës, Edi Rama “foli troç” për realitetin e vendit.
”Ta them sa më troç; Shqipëria që unë dua dhe që kam marrë besimin, nuk është kjo që kemi se po të ishte kjo unë nuk do isha duke bërë këtë detyrë. Por kjo Shqipëri që kemi nuk është ajo që kishim para 5 viteve e gjysme por nuk krahasohet me atë që kishim në kohën kur këta kërkojnë kokën time. Shqipëria që unë dua dhe që po luftoj përditë nuk është kjo kur ka ende familje të varfëra, por në Shqipërinë që kishim këto familje ishin shumë më shumë”, tha Rama ndër të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

